Ndërlidhjet

Sulmohet kandidati presidencial në Brazil


Kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro.

Kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, u sulmua me thikë gjatë një tubimi zgjedhor.

Politikani i ekstremit të djathtë u sulmua në mes të një turme në shtetin juglindor Minas Gerais.

Ai iu nënshtrua operacionit në stomak dhe pritet të shërohet, thanë autoritetet spitalore.

Politikani kontrovers, i cili ka zemëruar shumë në Brazil me komente raciste dhe homofobike, qëndron lart në sondazhe.

Bolsonaro, 63 vjeç,i cili përfaqëson Partinë Social-Liberale, ndiqet nga miliona brazilianë në mediat sociale dhe shumëkush i referohet atij si "Trumpi brazilian".

Zgjedhjet e përgjithshme në Brazil do të mbahen në tetor.

XS
SM
MD
LG