Ndërlidhjet

Gjokoviq triumfon në US Open


Tenisti, Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka fituar një tjetër titull Grand Slam, duke mundur argjentinasin, Juan Martin del Potro në turneun US Open.

Ai ka fituar me rezultat 6-3, 7-6 (4), 6-3, më 9 shtator në Nju Jork, duke koleksionuar çmimin e 14-të të madh në karrierën e tij.

Ai tani është në garë për vendin e tretë së bashku me Pete Sampras për titujt Grand Slam të fituar në karrierë, pasi Roger Federer mban pozitën e parë me 20 të tillë, i përcjellur nga Rafeael Nadal me 17.

Gjokoviq ka fituar 3.8 milionë dollarë për fitoren e fundit, njëherësh shumën më të madhe ndonjëherë në US Open.

Ai po ashtu ka fitur një titull të njëjtë në Britani më herët gjatë vitit.

Gjokoviq i është kthyer fushës, pasi ka munguar në fund të sezonit të kaluar për shkak të një lëndimi në gju.

Ditën e shtunë, japonezja, Naomi Osaka ka triumfuar kundër yllit amerikan, Serena Williams me rezultat, 6-2 6-4, duke u shpallur kampione e këtij edicioni.

XS
SM
MD
LG