Ndërlidhjet

Amerikanët shënojnë 17-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit


Memoriali i viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.
Memoriali i viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.

Amerikanët do të shënojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, me ceremoni përkujtimore në vendin e Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në selinë e Pentagonit në Uashington.

Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania do të udhëtojnë në Shanksvill të Pensilvanisë, ku është përplasur aeroplani i katërt i rrëmbyer nga terroristët.

Afro 3,000 njerëz kanë vdekur në sulmet e 11 shtatorit, shumica e tyre kur kanë kolapsuar dy kullat e Qendrës Botërore Tregtare.

Kanë qenë këto sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane.

XS
SM
MD
LG