Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave pas sulmit vetëvrasës në Afganistan


Pamje pas sulmit në Afganistan.
Pamje pas sulmit në Afganistan.

Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi vetëvrasës teksa ishte duke u mbajtur një protestë në lindje të Afganistanit ka arritur në 68, kanë njoftuar zyrtarët.

Rreth 165 persona tjerë janë plagosur në shpërthimin e 11 shtatorit në provincën Nangargar, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj zonë, Attaullah Khogyani.

Departamenti i Shëndetësisë në këtë zonë ka thënë se numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës është rritur në 68 nga 32, sa kishte raportuar më parë transmetuesi Tolo.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Jalalabad ka qenë pjesë e një morie sulmesh vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera, që kanë rezultuar më dhjetëra persona të vdekur.

Talibanët, ashtu sikurse grupi ekstremist, Shteti Islamik janë mjaft aktive në këtë zonë.

Forcat e Qeverisë Afgane janë përballur me kundërsulme nga të dyja palët, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s nga ky shtet më 2014.

XS
SM
MD
LG