Ndërlidhjet

Uragani Florence zbarkon në Karolinën e Veriut


Nju Bërn, Karolinë e Veriut
Nju Bërn, Karolinë e Veriut

Uragani Florence zbarkoi në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara me erëra dhe shira të furishëm, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për përmbytje "katastrofike".

Qendra e stuhisë është në Karolinë të Veriut, me erëra deri në 150 kilometra në orë.

Paralajmërimet për evakuim janë në fuqi për më shumë se një milion njerëz.

Guvernatori i Karolinës së Veriut tha se të mbijetuarit e stuhisë do të jetë një provë e "durimit dhe punës ekipore".

"Erërat e para të stuhisë janë mbi ne, por kemi edhe shumë ditë përpara", tha Roy Cooper.

Analisti i Shërbimit Kombëtar të Motit, Brandon Locklear, tha se në Karolinën e Veriut ka gjasa të bie sasi e shiut për dy-tre ditë, aq sa do të binte për tetë muaj.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se pavarësisht zvogëlimit gradual të fuqisë së erës, stuhia mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak të vëllimit të lartë të reshjeve.

Të martën, Florence, derisa ka qenë mbi Atlantik, ka qenë uragan i kategorisë 4.

XS
SM
MD
LG