Ndërlidhjet

Kavanaugh dhe akuzuesja e tij do të dëshmojnë në Senat


Brett Kavanaugh

Senati i Shteteve të Bashkuara caktoi për të hënën e ardhshme një seancë dëgjimore publike në lidhje me akuzat për sulm seksual kundër të emëruarit për gjykatës të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Edhe Kavanaugh, edhe Christine Blasey Ford, gruaja që thotë se ai e ka sulmuar atë mbi tridhjetë vjet më parë, do të mund të dëshmojnë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pret “pak vonesë” në konfirmimin e të emëruarit të tij për gjykatës.

Ka qenë e paraparë që Senati të votojë për Kavanaugh këtë të enjte.

Kavanaugh, 53 vjeç, thotë se akuzat kundër tij janë “krejtësisht të rreme”.

Posti i gjykatësit të Supremes në SHBA është i përjetshëm.

Kjo gjykatë është shpesh fjala e fundit për ligjet e diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane.

Lexoni edhe këtë: Gjykatësi që mund të formësojë Gjykatën Supreme dhe Amerikën në dekadat e ardhshme

XS
SM
MD
LG