Ndërlidhjet

Trump në OKB, do të flasë për Iranin, Korenë V., rastin Skripal...


Trump gjatë adresimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara më 2017.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të flasë për Iranin, rastin e helmimit Skripal, armët kimike dhe Korenë e Veriut, kur t’iu drejtohet Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme.

“Është koha për ne që të kemi diskutime reale dhe kjo do të ndodhë kur presidenti të kryesojë Këshillin e Sigurimit”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

“Do të jetë takimi më i shikuar i Këshillit të Sigurimit, jam e sigurt”, tha ajo.

Trump do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në hapjen zyrtare më 25 shtator, ndërsa, në ditën pas saj, do të kryesojë një takim të Këshillit të Sigurimit që do të përqendrohet në Iranin, mospërhapjen e armëve bërthamore dhe sulmet me armë kimike në Siri dhe Britani.

XS
SM
MD
LG