Ndërlidhjet

Vritet një person në Deçan


Ilustrim
Ilustrim

Në komunën e Deçanit sot është vrarë një person. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:10, policia është njoftuar se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Viktima A.T (1989) fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, por si pasojë e plagëve të rënda është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku sipas ekipit mjekësorë, viktima ka arritur pa shenja jete në këtë spital”, tha Rugova.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar me inicialet SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedura të tjera ligjore.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

XS
SM
MD
LG