Ndërlidhjet

Lavrov flet me sarkazëm për "mikpritjen norvegjeze"


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e kritikoi Norvegjinë për arrestimin e një punonjësi parlamentar rus javën e kaluar, duke i cilësuar akuzat për spiunim kundër tij si "propagandë".

"Juve ju është shpëlarë truri me propagandë. Ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me shtetasin tonë", tha Lavrov duke iu përgjiigjur pyetjes së një gazetari norvegjez, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"A e dini se ai është ftuar nga Parlamenti norvegjez? Mikpritja norvegjeze i thyen të gjitha rekordet", tha Lavrov me sarkazëm.

Mikhail Bochkaryov është arrestuar më 21 shtator në aeroportin Gardermoen, jashtë kryeqytetit norvegjez, Oslo, nën dyshimet për aktivitete të paligjshme të inteligjencës.

Bochkaryov është këshilltar për teknologjinë informative në Parlamentin rus dhe, sipas mediave norvegjeze, sjellja e tij në një konferencë për forcimin e bashkëpunimit midis administratave parlamentare të Evropës ka bërë që zyrtarët të kontaktojnë shërbimin e inteligjencës.

Bochkaryov do të mbahet në paraburgim për dy javë, për shkak të rrezikut të shkatërrimit të provave, njoftuan mediat në Norvegji.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, tha se rasti nuk është politik, por "një çështje e policisë që po hetohet".

XS
SM
MD
LG