Ndërlidhjet

Rasti Skripal: Zbulohet "identiteti i vërtetë" i të dyshuarit


Ruslan Boshirov (majtas) dhe Aleksandr Petrov
Ruslan Boshirov (majtas) dhe Aleksandr Petrov

Një ueb-faqe gazetareske hulumtuese publikoi, siç tha, identitetin e vërtetë të njërit prej zyrtarëve të inteligjencës ruse, të dyshuar për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë.

Bellingcat thotë se i dyshuari i identifikuar si Ruslan Boshirov është në të vërtetë kolonel Anatoliy Chepiga.

Zyrtarët britanikë nuk e konfirmuan ende.

Autoritetet britanike kanë thënë më herët se Boshirov është zyrtar i inteligjencës ruse.

Nga sulmi në Sallsbëri, në mars të këtij viti, u helmuan ish-agjenti rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia, të cilët janë shëruar pas disa javësh në spital.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shtetasit rusë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për sulmin.

Ajo ka thënë se ata janë oficerë të fshehtë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, të njohur si GRU.

Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se të dyshuarit janë civilë.

XS
SM
MD
LG