Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ndalon deputetin Shkumbin Demaliaj


Ilustrim.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për veprën penale kanosje është ndaluar nga Policia e Kosovës, Shkumbin Demaliaj”, ka thënë Lutfiu.

Ditë më parë anëtari i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Demaliaj kishte përdorur gjuhë të ashpër kundër ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar më parë çështjen e “Listës së veteranëve”.

XS
SM
MD
LG