Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e imamit Shefqet Krasniqi


Shefqet Krasniqi
Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit në Prishtinë vërtetoi pafajësinë e Shefqet Krasniqit, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në muajin mars të këtij viti.

“Me anë të këtij aktgjykimi, Shefqet Krasniqi është liruar nga akuzat për veprat penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor fetar apo etnik, si dhe për veprën penale shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

I njëjti sqaron se gjykata ka konstatuar se “aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale" dhe se "gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë" dhe se "nuk ka shkelje të ligjit penal”.

XS
SM
MD
LG