Ndërlidhjet

Vdes sopranoja Monteserrat Caballe


Sopranoja spanjolle, Montserrat Caballe.
Sopranoja spanjolle, Montserrat Caballe.

Këngëtarja spanjolle e operës, Monteserrat Caballe ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar zëdhënësi i një spitali në Barcelonë.

Caballe nisi karrierën e saj më 1956 në Bazel të Zvicrës dhe ka performuar mbi 4 mijë herë. Caballe konsiderohet gjerësisht si diva e fundit e operës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se është “lajmi i trishtueshëm”, ndarja nga jeta e Caballe.

“Një lajmëtare e madhe e vendit tonë ka vdekur. Monteserrat Caballe, zëri i saj dhe ëmbëlsia e saj do të qëndrojë gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në Twitter.

XS
SM
MD
LG