Ndërlidhjet

Lirohet gruaja e marrë peng në Këln të Gjermanisë


Para stacionit të trenit në Këln gjatë incidentit me pengmarrje - 15 tetor 2018.

Policia gjermane tha se një sulmues i armatosur në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit "është vënë nën kontroll" dhe se gruaja që e mori peng, është dërguar për trajtim mjekësor.

Ajo ka marrë plagë të lehta në incident, ndërsa ai raportohet të ketë plagë serioze.

Policia e evakuoi plotësisht stacionin, i cili është një nga qendrat më të mëdha të transportit në Gjermani.

Mediat lokale thanë se incidenti nuk duket se është i lidhur me terrorizëm.

Më herët ka pasur raporte të pakonfirmuara për të shtëna me armë.

Policia, e cituar nga gazeta e përditshme Koelner Stadt-Anzeiger, tha se një çift ka qenë i prfshirë në incident dhe se burri është grindur me gruan në një restorant McDonald's, përpara se ta mbante atë peng në një farmaci në stacion.

Raportet flasin për të paktën një shpërthim gjatë incidentit.

Kompania hekurudhore Deutsche Bahn i anuloi ose shtyu shërbimet e trenave në Këln gjatë pengmarrjes.

XS
SM
MD
LG