Ndërlidhjet

Ministri indian jep dorëheqje pas akuzave për sulme seksuale


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Indisë, MJ Akbar, dha dorëheqje pasi disa gra e akuzuan atë për ngacmime dhe sulme seksuale.

Ish-redaktori i shquar i gazetave është figura e profilit më të lartë që akuzohet nga lëvizja #MeToo e Indisë.

"MeToo" apo "Edhe unë" është një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Akbar tha përmes një deklarate se ka vendosur t'i sfidojë "akuzat e rreme" kundër tij, andaj "e ndjen se është e përshtatshme të largohet nga detyra".

Akbar ka redaktuar gazeta të ndryshme në gjuhën angleze në Indi, të tilla si The Telegraph dhe The Asian Age.

Akuzat e para kundër tij i ka ngritur javën e kaluar gazetarja indiane, Priya Ramani, dhe më pas kanë pasuar të tjera.

XS
SM
MD
LG