Ndërlidhjet

Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, thotë Veseli


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u prit të mërkurën në një takim në Berlin nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut, Wolfgang Schauble.

Në një njoftim dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës thuhet se Veseli mori konfirmimin se "Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të japë vlerësimin e saj pozitiv në hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces".

Veseli tha se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme, është e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe atë të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë", tha mes tjerash Veseli.

Në muajin korrik, Komisioni Evropian dha rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian votoi po ashtu në favor të liberalizimit dhe sfida kryesore tani mbetet në Këshillin e Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së duhet t'i japin vlerësimet e tyre.

Lexoni edhe këtë:

Hoxha: Përkrahja e Gjermanisë për liberalizimin e vizave e domosdoshme

XS
SM
MD
LG