Ndërlidhjet

Prania në INTERPOL "e ndihmon Kosovën në luftën e trafikimit me qenie njerëzore"


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare të policisë INTERPOL, Kosova do të jetë më e aftë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Këto komente, ai i bëri në Prishtinë gjatë konferencës për shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Kosova është e sfiduar me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, për shkak se ende nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it”, tha Haradinaj.

Me anëtarësimin e Kosovës në këta mekanizma, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian mund të llogarisin te Kosova si një partner serioz në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, tha ai.

Kryeministri po ashtu përmendi se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kosova ka nënshkruar protokollin bashkëpunues me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Lexoni edhe këtë: INTERPOL-i dhe FSK-ja, dy betejat diplomatike të Kosovës me Serbinë

XS
SM
MD
LG