Ndërlidhjet

SHBA i jep edhe pak kohë për hetime A.Saudite lidhur me rastin Khashoggi


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Arabisë Saudite më shumë kohë për të hetuar zhdukjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, pasi hetuesit turq kanë kryer hetime në konsullatën e Riadit në Stamboll për herë të dytë.

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar më pak se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka informuar presidentin për takimet e tij me zyrtarët sauditë dhe ata turq lidhur me rastin Khashoggi, teksa shqetësimet rriten se ai mund të jetë vrarë në konsullatë më 2 tetor.

Pompeo u ka thënë gazetarëve pas takimit me Trumpin se e ka bërë të qartë për sauditët në Riad që “ne jemi duke e trajtuar rastin e Khashoggit me shumë seriozitet”.

“Ata më kanë thënë se e kuptojnë natyrën serioze të zhdukjes së Khashoggit. Ata po ashtu më kanë siguruar do të kryejnë hetime të plota dhe komplete, bazuar në të gjitha faktet që lidhen me të”, ka deklaruar Pompeo.

Pompeo ka deklaruar t’i ketë thënë Trumpit se ka “kërkuar që t’iu japë edhe disa ditë sauditëve për të kompletuar hetimet e tyre” në mënyrë që “edhe ne të kuptojmë qartë se çfarë ka ndodhur dhe të marrim vendim se si do të përgjigjet SHBA-ja në këtë rast”.

“Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë ne të kujtojmë se kemi marrëdhënie të gjatë strategjike me Mbretërinë e Arabisë Saudite, përkatësisht nga viti 1932”, ka thënë Pompeo.

Pse Arabia Saudite ka rëndësi për Perëndimin?

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kolumnist i Washington Postit, por edhe kritik i ashpër i trashëgimtarit të fronit saudit, Mohammed bin Salman është vrarë në konsullatë dhe trupi i tij është copëtuar.

Khashoggi ka shkuar në konsullatën saudite në Stamboll për të rregulluar disa dokumente meqë ishte duke planifikuar martësen.

Ai nuk është parë më i gjallë, mirëpo Arabia Saudite mohon përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit.

XS
SM
MD
LG