Ndërlidhjet

Sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite


Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë të enjten se ai nuk do të jetë pjesë e konferencës për investime që mbahet në Arabinë Saudite, teksa administrata e Trumpit është në pritje të rezultatit të hetimeve lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi.

Mnuchin ka bërë këtë ditur përmes një postimi në Twitter këtë vendim pas një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Mike Pompeo, i cili së fundmi është kthyer në SHBA, pas takimeve në Riad dhe Ankara.

“Sapo u takova me presidentin Trump dhe sekretarin Pompeo dhe kemi vendosur që unë të mos jem pjesë e Samitit për Iniciativën e Investimeve në të Ardhmen në Arabinë Saudite”, ka thënë ai në Twitter.

Sauditët kanë thënë se ata planifikojnë të mbajnë konferencën e planifikuar më 23-25 tetor, pavarësisht se një varg liderësh dhe organizatash kanë anuluar pjesëmarrjen.

Sekretari britanik nuk merr pjesë në samitin saudit

Tërheqja e Mnuchin vjen pasi zyrtarë të lartë për financa, tregti dhe çështje të jashtme nga Britania, Franca, Gjermania dhe Holanda nuk do të marrin pjesë në këtë organizim.

Trump ka bërë thirrje për durim pas zhdukjes së Khashoggit, i cili nuk është parë i gjallë prej 2 tetorit kur ka hyrë në konsullatën e Riadit në Stamboll.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kolumnist i Washington Postit, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit, Princit saudit, Mohammed bin Salman është vrarë në konsullatë dhe trupi i tij është copëtuar.

XS
SM
MD
LG