Ndërlidhjet

Severin Krasimirov pranon se ka goditur gazetaren e vrarë bullgare


Severin Krasimirov, i dyshuari për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova.

Një burrë bullgar ka thënë të premten se ka sulmuar gazetaren televizive, Viktoria Marinova, vdekja e së cilës ka rezultuar me dënim ndërkombëtar, sepse pjesërisht ishte konsideruar si sulm që mund të kishte qenë i motivuar politikisht, transmeton Rueters.

Severin Krasimirov, 21 vjeçar, është akuzuar për dhunim, rrahje brutale dhe vrasje në rastin e Marinovas dhe është rikthyer në paraburgim.

Radioja Kombëtare Bullgare ka raportuar se ai ka folur para gazetarëve pasi është dërguar në gjykatën e qytetit verior, Ruse.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk më kujtohet asgjë. Kam shkuar atje dhe e kam goditur, ajo ka rënë. Kur unë kam dashur të largohem ajo më ka kapur”, ka thënë Krasimirov para gazetarëve në shkallët e ndërtesës së gjyqit.

“Po unë jam fajtor dhe më vjen shumë keq. Nuk mund të besoj se e kam bërë këtë”, ka thënë Krasimirov, kur është pyetur nga gazetarët nëse planifikon të dëshmojë në gjykatë se është fajtor.

Mirëpo një prokuror i ka thënë më pas agjencisë së lajmeve, Reuters se atij nuk i është kërkuar të deklarohet në seancë.

Nëse dënohet, ai do të përballet me dënim pa mundësi të lirmit me kusht.

Marinova, 30 vjeçare, e cila ka udhëhequr një emision të çështjeve aktuale, është gjetur e vdekur në një park afër Lumit Danub më 6 tetor.

Policia ka thënë se ajo është rrahur, dhunuar dhe më pas vrarë.

Prokurorët kanë thënë se nuk kanë asnjë të dhënë se vrasja e saj është e lidhur me punën që ka bërë, ndonëse janë duke hetuar të gjitha mundësitë.

Ndërkohë, hetuesit kanë thënë se ADN-ja e gjetur në trupin e viktimës përputhet me atë të Krasimirov.

Ministri i Brendshëm bullgar, Mladem Marinov ka njoftuar se ata veçse kanë mbledhur të dhëna shtesë kundër tij.

Krasimirov është ekstraduar nga Gjermania në Bullgari ditën e mërkurë.

Ai i ka thënë gjykatës në Gjermani se ka goditur një grua që nuk e ka njohur mirëpo nuk ka pas qëllim ta vrasë atë.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se bazuar në deklaratat e Krasimirov, motivet e vrasjes nuk kanë qenë politike.

XS
SM
MD
LG