Ndërlidhjet

Këshilltari për Siguri në SHBA, Bolton, viziton Moskën


Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, do të vizitojë Rusinë më 20 tetor, pas raportimeve se Uashingtoni po vazhdon drejt tërheqjes së traktatit të kontrollit të armëve bërthamore që nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe se ka akuzuar Rusinë për shkelje.

Gazeta New York Times ka raportuar se Bolton planifikon të paralajmërojë presidentin rus Vladimir Putin se administrata e Trumpit po përgatitet të largohet nga Traktati i vitit 1987 që ishte negociuar nga ish presidenti Ronald Regan gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.

Në anën tjetër, gazeta The Guardian ka raportuar se Bolton ka rekomanduar tërheqjen e Trumpit nga traktati.

Më 2014, Uashingtoni kishte akuzuar publikisht Moskën për ndërtimin e një raketahedhësi, për të cilën SHBA ka akuzuar së është në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së vitit 1987, sepse i mundëson Moskës të bëjë sulm ajror ndaj Evropës.

Rusia kishte refuzuar akuzat e SHBA-së dhe kishte shtuar se disa elemente të sistemit mbrojtës raketor të SHHA-së janë në kundërshtim me marrëveshjen.

Gjatë vizitës, Bolton pritet të diskutojë edhe për Korenë Veriore, Ukrainën dhe Sirinë.

XS
SM
MD
LG