Ndërlidhjet

Stuhia Uilla i afrohet bregut të Paqësorit në Meksikë


Ilustrim.

Uilla, stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme, që ka arritur në kategorinë e katërt është dobësuar teksa i është afruar zonës turistike në bregun e Paqësorit në Meksikë, duke detyruar Qeverinë t’iu nisë banorëve paralajmërime që të largohen nga zonat e tyre edhe të kenë kujdes.

Autoritetet meksikane u kanë thënë thirrje banorëve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që janë mbyllur edhe shkollat dhe janë anuluar një varg aktivitetesh tjera.

Stuhia pritet të arrijë në brigjet e plazhit Mazatlan në pasditën e së martës.

Stuhia Uilla, e cila ka arritur deri në kategorinë e pestë, është nisur drejt brigjeve të banueshme me erëra në shpejtësi të 240 kilometrave në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA.

Gati tre vjet më parë, Stuhia Patrisia, një nga stuhitë më të fuqishme në histori, pati prekur brigjet e Puerto Vallartas, duke shkaktuar rrëzim të pemëve dhe ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, i ka bërë thirrje popullit të tij të përgatitet dhe të largohet nga zonat që pritet të preken nga stuhia.

XS
SM
MD
LG