Ndërlidhjet

Rohani thotë se SHBA-ja është e “izoluar”


Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani tha se Shtetet e Bashkuara janë të izoluara nga aleatët tradicionalë, sa i përket konfrontimit të saj me Iranin.

Ai shtoi se edhe Evropa është në anën e Teheranit, duke kundërshtuar, siç tha ai, rivendosjen e sanksioneve amerikane ndaj Republikës Islamike.

“Nuk ndodh shpesh që SHBA-ja të marrë një vendim dhe aleatët e saj tradicionalë ta braktisin atë”, tha Rohani gjatë një fjalimi në Parlament.

“Një vit më parë, askush nuk do ta besonte një gjë të tillë... se Evropa do të qëndronte përkrahë Iranit kundër Amerikës”, shtoi Rohani.

Shtetet e Bashkuara më herët gjatë këtij viti janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore në mes të fuqive botërore dhe Teheranit, që i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Uashingtoni ka rivendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Republikës Islamike.

XS
SM
MD
LG