Ndërlidhjet

Nëntë njerëz të plagosur nga një sulm vetëvrasës në Tunizi


Tunis, 29 tetor 2018.

Së paku nëntë njerëz u plagosën pasi një grua hodhi veten në erë në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis, bëri të ditur Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Tetë nga të plagosurit në incidentin që ndodhi në rrugën Habib Bourguiba, janë oficerë të policisë.

Ministria e përshkroi incidentin si "shpërthim terrorist".

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një numër të madh të ambulancave në zonë.

Sulmi vjen në kohën kur industria e turizmit në Tunizi nisi të tregojë shenja të rimëkëmbjes, më shumë se tre vjet pasi dy sulme terroriste vranë dhjetëra vizitorë.

Në mars të vitit 2015, nga sulmi në muzeun Bardo në Tunis, u vranë 22 vetë, ndërsa në qershor të atij viti, 38 njerëz u vranë nga sulmi në një vendpushim në Sous.

XS
SM
MD
LG