Ndërlidhjet

Rusia i përgjigjet stërvitjeve të NATO-s me testime raketore


Pamje gjatë stërvitjes së trupave të NATO-s në Norvegji.
Pamje gjatë stërvitjes së trupave të NATO-s në Norvegji.

Rusia planifikon të kryejë testime të reja raketore në Norvegji këtë javë, në zonën ku NATO-ja është duke kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, një hap që është cilësuar si përshkallëzim i tensioneve në Veri të Largët.

“Ne jemi njoftuar javën e kaluar për testimet raketore të planifikuara nga Rusia jashtë bregut të këtushëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në perëndim të Norvegjisë, ku është duke zhvilluar stërvitjet aleanca veri-atlantike.

Manovrimet e NATO-s synojnë që të trajnojnë personelin për të mbrojtur shtetet e aleancës pas agresionit potencial.

Duke mbledhur rreth 50,00 trupa, 65 anije dhe 250 aeroplanë nga 31 shtete, qindra kilometra larg kufirit të Norvegjisë me Rusinë, Moska e zemëruar është zotuar se do të “hakmerret”.

“Pavarësisht tentimeve të përfaqësueve të aleancës dhe anëtarëve tjerë për të prezantuar këtë aktivitet për qëllime të mbrojtjes, është e qartë se kjo shpërfaqje e forcës ka natyrë anti-ruse”, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë.

Ushtria ruse ka njoftuar javën e kaluar se do të pozicionojë katër anije në veri të Atlantikut për të kryer stërvitjet e veta.

“Rusia ka forca detare të rëndësishme në këtë zonë”, ka thënë Stoltenberg të martën.

“Pres nga Rusia të ketë qasje profesionale”, është shprehur ai.

XS
SM
MD
LG