Ndërlidhjet

Gjykata Supreme në Pakistan përmbys vendimin për ekzekutimin e pakistanezes së krishterë


Asia Bibi.
Asia Bibi.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka përmbysur dënimin ndaj një gruaje të krishterë, e cila është përballur me ekzekutim për blasfemi, rast që ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe ka nxitur dhunë të përgjakshme në Pakistan.

Gjykatësi, Saqib Nisar ka tërhequr dënimin e Gjykatës së Lartë të Lahores që ka dënuar Asia Bibin, nënën e katër fëmijëve me vdekje në vitin 2010 nën akuzat se ajo ka ofenduar Profetin Muhamed, pavarësisht se Bibi ka mohuar një gjë të tillë.

Gjykata më 31 tetor ka urdhëruar që Bibi të lirohet. Aktualisht ajo është duke u mbajtur në një lokacion të panjohur për shkaqe të sigurisë.

Dënimi kundër saj me ndëshkim me vdekje pati rezultuar me zemërim të krishterëve në gjithë botën.

Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për lirimin e saj më 2010, derisa vajza e saj është takuar më 2015 me kreun e Selisë së Shenjtë, Papa Françeskun.

Mirëpo vendimi i gjykatës ka zemëruar islamistët në Pakistan, të cilët kanë kërcënuar me protesta kombëtare në rast se Bibi lirohet.

Partia islamike e linjës së ashpër, Tehrik-e Labaik (TLP), e cila ka kërkuar ekzekutimin e Bibit, ka bërë thirrje për vdekje për gjykatësin Nisar dhe dy gjykatësit tjerë që kanë përmbyur vendimin.

Po kjo parti ka kërkuar edhe shkarkimin e kryeministrit, Imran Khan.

XS
SM
MD
LG