Ndërlidhjet

Kinë: Përleshja mes ngasësit dhe pasagjeres nxit rrëzimin e autobusit


Policia kineze.

Pamjet e sigurisë nga një autobus që është rrëzuar në një lumë më Kinë, kanë treguar se drejtuesi i mjetit është përleshur me një pasagjere disa minuta para incidentit.

Autobusi ka rënë prej 50 metrave lartësi në Lumin Yangtze në Qongqing ditën e diel dhe të paktën për 13 persona është raportuar se kanë vdekur.

Në raportimet e mëparshme është thënë se autobusi nuk ka arritur t’i ikë një mjeti tjetër që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt.

Mirëpo në pamjet e reja shihet se ngasësi është goditur nga një pasagjere.

Policia po ashtu ka konfirmuar se përleshjet kanë shkaktuar rrëzimin e autobusit, ka raportuar People's Daily.

Në pamjet e publikuara nga media shtetërore kineze, janë parë pasagjerët të cilët kanë bërtitur derisa ka ndodhur incidenti.

Policia ka thënë se pasagjerja, e identifikuar si Liu, 48 vjeçare, ka qenë e zemëruar pse autobusi nuk është ndalur në stacionin ku kishte planifikuar të dilte ajo.

Më pas ajo ka goditur ngasësin me emër Ran, me tefefon dhe pajisje tjera, pse ai kishte refuzuar të ndalej.

Një operacion shpëtimi veçse ka filluar me ekipe të zhytësve dhe barkave, mirëpo nuk është raportuar për të mbijetuar.

XS
SM
MD
LG