Ndërlidhjet

"Babai i talibanëve" raportohet të jetë therur me thikë


Lideri islamik, Maulana Samiul Haq (në mes).
Lideri islamik, Maulana Samiul Haq (në mes).

Mediat pakistaneze kanë raportuar se kleriku i njohur fetar, Maulana Samiul Haq, i cilësuar edhe si “babai i talibanëve”, meqë ka ligjëruar për disa liderë të kësaj Lëvizjeje është vrarë në një sulm me thikë.

Televizioni local Geo News ka cituar djalin e klerikut, Hamidul Haq, të ketë thënë se ai është therur me thikë nga një sulmues i paidentifikuar në shtëpinë e tij më 2 nëntor.

“Babai im ka qenë duke shkuar në protesë. Ai është kthyer në shtëpi për shkak të mbylljes së rrugëve dhe ka shkuar në shtrat. Më vonë ai është gjetur i vdekur në një lumë gjaku”, ka thënë Hamidul Haq për Geo News.

Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar disa familjarë të klerikut që kanë thënë se ai është qëlluar me armë zjarri nga disa sulmues të panjohur.

Samiul Haq, i cili ka qenë në të 80-at e tij, ka udhëhequr një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan.

Mediat pakistaneze kanë raportuar se ai ka qenë i lidhur me Partinë, Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kërkuar që të punojë ngushtë me klerikun e mirënjohur për të zbatuar një varg reformash në kuadër të edukimit fetar.

XS
SM
MD
LG