Ndërlidhjet

Turqia mund të tërhiqet nga sanksionet e SHBA-së kundër Iranit


Ilustrim

Ministri i Tregtisë në Turqi, Ruhsar Pekcan, tha të shtunën se Turqia ka pranuar indikacione se që do të jetë në mesin e tetë shteteve që do të tërheq sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por është në pritje të vendimit përfundimar që pritet të vendoset të hënën.

Turqia, anëtare e NATO-s, varet nga importet për të përmbushur nevojat e energjisë dhe Irani ka qenë një nga burimet e naftës për shkak të ofertës më të mirë dhe kualitetit.

“Informacionet që po vijnë janë se Turqia do të jetë në mesin e tetë shteteve që përjashtohen nga marrëveshja. Por, nuk e kemi të qartë ende, deri të hënën”, tha ministri.

Një burim për Reuters tha se Turqia ka bërë përpjekje për të ulur tregtinë me Iranin, para sanksioneve të SHBA-së , por do të preferonte të kishte disa importe nga ky vend.

XS
SM
MD
LG