Ndërlidhjet

Koha e kaluar para ekraneve ka pak ndikim në gjumin e fëmijëve


Ilustrim.

Koha që kalojnë fëmijët në pajisje elektronike ka pak ndikim në gjumin e tyre, është vlerësuar në bazë të disa të gjeturave nga një studim i Universitetit të Oxfordit.

Ky studim kundërshton një kërkim paraprak, sipas së cilit koha që fëmijët kanë kaluar para ekranit ka qenë e lidhur me pushimin e tyre të pakët.

Sipas studimit të ri, lidhja në mes të gjumit dhe përdorimit të ekraneve teknologjike te fëmijët ka qenë “shumë modeste”.

Megjithatë një mjek britanik ka thënë se të gjeturat e studimit nuk përkojnë me përvojën e tij klinike.

Studimi, i kryer nga Instituti i Oxfordit për Internet, është bazuar në të dhënat e një studimi amerikan të vitit 2016, për shëndetin e fëmijëve, në të cilin prindërit kanë plotësuar anketën lidhur me çështjet familjare.

Prandaj të gjeturat kanë treguar se të rinjtë që kanë përdorur më shumë ekranet kanë fjetur pak minuta më shumë se homologët e tyre që i kanë qëndruar larg teknologjisë, përkatësisht dallimi ka qenë 8 orë e 51 minuta gjumë për të rinjtë që kanë përdorur pak ose aspak ekranet në krahasim me 8 orë e 21 minuta për ata që kanë kaluar shumicën e kohës para tyre.

XS
SM
MD
LG