Ndërlidhjet

Ministrja euroskeptike mbështet May lidhur me Brexitin


Andrea Leadsom
Andrea Leadsom

Andrea Leadsom, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik tha se mbështetë kryeministren, Theresa May dhe nuk pret që ministra të tjerë të japin dorëheqje për shkak të Brexitit.

Leadsom – që njëherë ka qenë kundërshtare e May, që ka bërë fushatë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian përmes referendumit të mbajtur më 2016 – mohoi disa raportime të mediave lokale se ajo është e gatshme të japë dorëheqje.

“Jam optimiste (se do të ketë marrëveshje për Brexitin)... Nuk besoj se dikush dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja pa arritur marrëveshje”, tha ajo për radion BBC.

E pyetur se nëse është e gatshme të largohet nga Qeveria britanike, Leadsom tha se “unë dua ta mbështesë kryeministren, që Brexiti të funksionojë për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, të mbajë të bashkuar shtetin tonë dhe të respektojë rezultatin e referendumit”.

XS
SM
MD
LG