Ndërlidhjet

Thaçi takoi Putinin: Rusia do të "mbështesë" marrëveshjen Kosovë-Serbi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (djathtas) dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit në Paris.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (djathtas) dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit në Paris.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.

"Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë", tha Thaçi në Twitter.

Në Paris, Thaçi dhe Putin, ashtu si dhe dhjetëra liderë botërorë, morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi po udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme është synim i të dyja palëve, ashtu si dhe kusht për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.

Rusia është anuar vazhdimisht kah Serbia në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Lexoni edhe këtë:

Thaçi: Trump mbështet 100% marrëveshjen me Serbinë

XS
SM
MD
LG