Ndërlidhjet

Aksident në fshatin Mramor, katër të vdekur, lëndohet ambasadorja turke


Ilustrim.
Ilustrim.

E përditësuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë viktima e katërt e aksidentit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

"Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK. Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-----------

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor.

Sipas Policisë, tri automjete janë përfshirë në aksident, në mesin e tyre edhe një me targa diplomatike, në të cilin ka qenë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Janë lënduar 6 persona. Prej tyre, 2 kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pra, bilanci është 3 të vdekur. Ekzaminimi është duke vazhduar ende në vendin e ngjarjes. Në aksident është e përfshirë edhe ambasadorja e Turqisë, e cila është në mesin e personave të lënduar dhe aktualisht është në QKUK, duke e marrë tretmanin mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se të gjithë personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.

XS
SM
MD
LG