Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në konsullatën e Kinës në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Dy policë u vranë dhe një roje e sigurisë u plagos në një sulm në konsullatën e Kinës në qytetin Karaçi të Pakistanit.

Të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 9:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, jashtë konsullatës në zonën Klifton, tha policia.

Katër persona të armatosur bënë përpjekje për të hyrë në konsullatë, por u ndaluan nga rojet e sigurisë.

Tre sulmues u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Sipas disa njoftimeve, stafi i konsullatës është i sigurt.

"Kina e dënon fuqishëm çdo sulm të dhunshëm kundër agjencive diplomatike dhe kërkon nga Pakistani të marrë masa praktike për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve kineze në vend", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

Një grup separatist, i quajtur Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, tha se ka kryer sulmin.

Me vite, projektet e ndërtimit dhe punëtorët kinezë në provincën Baluçistan janë shënjestruar nga militantët.

XS
SM
MD
LG