Ndërlidhjet

Mogherini i tejkaloi kufijtë, thotë Cavusoglu


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka tejkaluar kompetencat e saj duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqësit të burgosur kurd, Selahattin Demirtas.

"Ajo i tejkaloi kufijtë e saj pak", tha Cavusoglu të premten për CNN-in turk, një ditë pasi Mogherini shfaqi shpresën se Demirtas, i cili është burgosur në Turqi që dy vjet, nën akuzat për terrorizëm, do të lirohet së shpejti.

Mogherini i bëri komentet të enjten në një konferencë të përbashkët për media me Cavusoglun, në Ankara.

Demirtas, 45 vjeç, njëri nga bashkudhëheqësit e Partisë Popullore Demokratike, është arrestuar në nëntor të 2016-ës për lidhje të dyshuara me militantët kurdë.

Të martën, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, i bëri thirrje Ankarasë të lirojë Demirtasin.

Demirtas i mohon të gjitha akuzat dhe thotë se rasti i tij është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG