Ndërlidhjet

Haradinaj-ambasadorëve të Kuintit: Taksa do të mbetet në fuqi


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj (Foto nga arkivi)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu tha ambasadorëve të Kuintit në Prishtinë, se qeveria e Kosovës është e përkushtuar të ruaj qetësinë dhe rendin për gjithë qytetarëve, pavarësisht zhvillimeve të fundit, që ndërlidhen me taksën doganore dhe arrestimeve në veri të vendit.

Sipas njoftimit të qeverisë, kryeministri demantoi informacionet “për të ashtuquajturën krizë humanitare në veri”.

Gjatë takimit me të ngarkuarën me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë,kryeministri Haradinaj ka theksuar se taksa doganore ndaj mallrave serbe dhe boshnjake do të mbetet në fuqi derisa qeveria e Kosovës të arrijë objektivat e saj.

“Qytetarëve të vendit, pa dallim vendi apo përkatësie etnike nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor dhe mjekësor dhe se deklaratat e politikanëve serbë janë veçse një veprim tjetër propagandues, i pavërtetë dhe i papranueshëm për realitetin në vend” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria e Kosovës, sipas Haradinaj,ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë veprim pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës.

XS
SM
MD
LG