Ndërlidhjet

Kocijançiq: Kosova të respektojë sundimin e ligjit


Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciç

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocinanciç, konfirmoi se institucionet e BE-së me kujdes po përcjellin ngjarjet e sotme në Kosovë, dhe se po mbajnë kontakte të vazhdueshme me palë të ndryshme.

Ajo iu bëri thirrje institucioneve të Kosovës që “t’i përmbahen plotësisht sundimit të ligjit”.

“Ne presim që autoritetet përgjegjëse në Kosovë, të bëjnë gjithcka që është nën pushtetin e tyre, për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë, pa vonesë” tha Kocijanciç.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premtën katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq. Veprimi ngjalli reagime të shumta te serbët lokal dhe Beogradi zyrtar.

XS
SM
MD
LG