Ndërlidhjet

OKB: Sulmi ajror i SHBA-së në Afganistan ka vrarë 23 civilë


Ilustrim.

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, që ka ndodhur ditën e martë, ka vrarë rreth 23 civilë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Sulmi në provincën Helmand, ka ndodhur në kuadër të një operacioni të përbashkët të focave afgane dhe atyre amerikane.

Hetuesit kanë thënë që më shumë se 10 fëmijë dhe tetë gra mund të jenë vrarë.

Forcat amerikane kanë njoftuar se janë duke bërë hetime për këtë sulm.

Numri i viktimave civile është rritur në Afganistan prej kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për strategjinë e re në këtë shtet një vit më parë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur numrin e trupave në luftën më të gjatë të Amerikës, duke rritur numrin e sulmeve që kanë shënjestruar talibanët dhe grupin militant, Shteti Islamik në gusht të vitit 2017.

Misioni i NATO-s që udhëheqet nga SHBA-ja në Afganistan ka thënë se sulmet ajrore të së martës kanë ndodhur pas një përleshjeje në mes të forcave agane dhe luftëtarëve talibanë në zonën Garmser.

Një mision i OKB-së në Afganistan ka raportuar për 649 viktima civile si rezultat i sulmeve ajrore në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke shkaktuar kështu numrin më të madh 137 viktimave nga viti 2009.

Megjithatë shumica e viktimave civile në Afganistan janë rezulat i sulmeve të grupeve militante siç janë talibanët dhe ekstremistët e Shtetit Islamik.

Talibanët janë duke zgjeruar kontrollin rreth Afganistanit teksa zyrtarët amerikanë synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes, që do t’i jepte fund luftës 17 vjeçare në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG