Ndërlidhjet

SHBA dënon testimin raketor në Iran


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar ndaj lansimit të armës shkatërruese nga Irani, duke theksuar se një raketë e tillë mund të futet në shumë luftëra.

“Kjo raketë ka aftësi të godas pjesë të Evropës si dhe cdo lokacion në Lindjen e Mesme. Ky testim shkel Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që flet për marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore”, tha Pompeo.

Pompeo shtoi se përhapja e raketave në Iran po rritet dhe tërhoqi vërejtjen për ndërprerjen e këtyre aktiviteteve.

Këto reagime vijnë pas tensioneve në mes Teheranit dhe Uashingtonit, për shkak të sanksioneve të rikthyera nga SHBA-ja drejt Iranit.

XS
SM
MD
LG