Ndërlidhjet

Kryeministri francez pezullon rritjen e taksës për karburante


Pamje gjatë protestave në Paris.
Pamje gjatë protestave në Paris.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka njoftuar për pezullim gjashtëmujor të rritjes së taksës për karburante, që ka nxitur protesta të dhunshme në këtë vend për disa javë.

Ai ka thënë se masat nuk do të zbatohen para se të organizohet një debat me personat që janë prekur nga këto masa.

Protestat kanë ndodhur në qytete të mëdha franceze, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tri vikendet e kaluara.

Protestuesit e Lëvizjes Jelekët e Verdhë janë kthyer në zemërim të përgjithshëm ndaj qeverisë.

Tre persona kanë vdekur prej kur kanë nisur pakënaqësitë, të cilat kanë rezultuar me dhunë dhe vandalizëm, masa të cilat janë dënuar nga autoritetet.

Protestuesit e “Jelekëve të Verdhë” kanë fituar këtë emër sepse ata kanë mbajtur të veshur nëpër rrugë veshje që duhet të ketë secili ngasës në makina sipas ligjit francez.

Kjo Lëvizje është rritur edhe përmes rrjeteve sociale dhe ka fituar shumë përkrahës të spektrit politik.

XS
SM
MD
LG