Ndërlidhjet

Malala nderohet nga Universiteti Harvard


Malala Yousafzai.

Fituesja pakistaneze e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është nderuar nga Universiteti Harvard në Shtetet e Bashkuara për punën e saj në promovimin e edukimit të vajzave.

Malala, 21 vjeçare, e cila si adoleshente në shtetin e saj të lindjes i ka mbijetuar një sulmi me armë zjarri nga talibanët, ka fituar më 6 dhjetor Çmimin Gleitsman nga shkolla Kennedy në Kembrixh, Masaçusets, që funksionon në kuadër të Harvardit.

“Malala flet fuqishëm për forcën dhe vendosshmërinë e grave dhe vajzave që janë të shtypura”, ka thënë profesori David Gergen.

Ky Çmim i ofron secilit fitues 125,000 dollarë për aktivizëm që ka ndikuar në përmirësimin e jetës në botë.

Malala, tani studente e Universitetit Oxford në Britani ka fituar famë ndërkombëtare për përpjekjet e saj globale për të mbështetur shkollimin e fëmijëve dhe për nderimin që i është bërë me Çmimin Nobel më 2014.

XS
SM
MD
LG