Ndërlidhjet

Një ish-diplomat kanadez "po mbahet" në Kinë


Flamuri i Kanadasë.
Flamuri i Kanadasë.

Një ish-diplomat kanadez është raportuar të jetë ndaluar në Kinë teksa punëtori i tanishëm ka thënë se është duke punuar për lirimin e tij të “sigurt”.

Grupi Ndërkombëtar për Kriza ka thënë se “ka dijeni për raportimet” rreth ndalimit të Michael Kovrigut.

Detajet tjera ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo ky lajm ka ardhur pasi autoritetet kanë arrestuar shefen ekzekutive të gjigandtit kinez, Huawei, Meng Wanzhou në Vankuver.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë lidhje në mes të të dyja rasteve.

Kovrig ka punuar më herët si diplomat në Pekin, Hong Kong dhe Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ministria e Jashtme e Kanadasë nuk ka konfirmuar raportimet e agjencisë së lajmeve, Reuters, e cila ka cituar dy burime anonime.

Tensionet në mes të Kanadasë dhe Kinës janë rritur pas arrestimit të Wanzhousë më 1 dhjetor.

Meng përballet me ekstradim në SHBA, pas pretendimeve për mashtrim me taksa, të lidhura me sanksionet që kanë vënë Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.

Ajo mund të dënohet me 30 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Kina i ka kërkuar Kanadasë të lirojë Mengun, në të kundërtën do të përballet me pasoja.

XS
SM
MD
LG