Ndërlidhjet

Mustafa: Ushtria ishte nevojë dhe e drejtë e Kosovës


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas Mustafës, Ushtria ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit të Kosovës.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, thuhet në telegramin e urimit të Mustafës.

Mustafa thotë se LDK-ja, në vazhdimësi ka përkrahur ngritjen dhe aftësimin e Forcës së Siguerisë së Kosovës në Ushtri, për shkak se ,siç thotë ai, kjo ishte në “interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”.

“Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin”, thotë Mustafa.

Kuvendi miratoi tri ligje për FSK-në, të cilat vlerësohet se do t’i japin kapacitete ushtarake kësaj Force, gjatë një procesi të transformimit brenda disa viteve.

XS
SM
MD
LG