Ndërlidhjet

Macron: Nuk mund të diskutojmë sërish për Brexitin


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Bashkimi Evropian mund të “qartësojnë” marrëveshjen për daljen e Britanisë nga blloku, por nuk mund të diskutojnë sërish për ndryshimin e saj.

“Ekziston marrëveshja dhe ajo është më e mira e mundshme, të cilën nuk mund të bisedojë përsëri, megjithatë, mund ta sqarojmë atë dhe të japim garanci” tha Makron pas samitit të BE-së.

Ai tha se ekzistojnë shumë pasiguri dhe “fantazi” për tekstin e marrëveshjes duke shtuar se është në dorën e parlamentit britanik nëse do ta pranojë ose refuzojë atë.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, arriti në samitin e BE-s, për të marrë garancitë e njëzet e shtatë vendeve anëtare, në mënyrë që marrëveshja të miratohet nga Parlamenti britanik.

May iu tha gazetarëve në Bruksel, se ka ende shumë punë për të bindur deputetët britanikë për të miratuar marrëveshjen me BE-në për daljen e Britanisë nga blloku.

XS
SM
MD
LG