Ndërlidhjet

BE-ja pajtohet për ndalimin e produkteve nga plastika që përdoren një herë


Mbeturina nga plastika.

Shtetet e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar të mërkurën për detajet rreth ndalimit të produkteve të plastikës që përdoren vetëm një herë, me synim të zvogëlimit të ndotjes së ambientit.

Rregullat e reja, për të cilat ende duhet të ketë miratim përfundimtar para se të kthehen në ligj, shënjestrojnë 10 produkte që përdoren më së shumti dhe të cilat janë gjetur nëpër zona bregdetare.

Zyrtarët nga parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë arritur pajtueshmëri për këtë çështje pas 12 orëve diskutim.

BE-ja ka thënë se shpreson se hapat e fundit ligjorë do t’i kthejnë në ligj rregullat e reja më 2021.

Komisioni Evropian ka thënë se produktet prej plastikës që përdoren vetëm një herë përbëjnë 70 për qind të mbeturinave që gjenden në oqeane dhe zona bregdetare.

XS
SM
MD
LG