Ndërlidhjet

Thaçi dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta për kohën e arritjes së marrëveshjes


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (foto arkiv)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (foto arkiv)

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë dalë me qëndrime tërësisht të kundërta rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje mes dy vendeve në një periudhë të afërt kohore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfaqi shpresën se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të mund të arrihej në një të ardhme të afërt.

“Unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmën e afërt. Ky mobilizim i faktorit ndërkombëtar, i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është mesazhi më i mirë edhe për neve në Kosovë se duhet të punojmë bashkarisht dhe duhet që ekipi negociator të fillojë punën menjeherë” ka thënë Thaçi.

Thaçi: Letra e Trumpit heq dyshimet për përfshirjen e SHBA-së në dialog
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi pozitivisht letrën të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, por megjithatë tha se nuk ndan të gjitha pikëpamjet me presidentin e SHBA-ve.

Sipas Vuçiqit, letra e Trumpit dëshmon se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e kompromisit.

“Ajo që ai thotë se ne jemi në fazën përfundimtare, une me këtë nuk mund të pajtohem, dhe unë mundoj se nuk jemi afër zgjidhjes, por mua më duket se kjo tregon interesimin e SHBA-së për të arritur një zgjidhje. A është kjo e mundur dhe a është realiste, unë nuk mendoj se është e lehtë dhe aq e thjeshtë” ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiq shfaqi gatishmërinë për vazhduar bisedimet me Prishtinën, mirëpo pasi që Qeveria e Kosovës të heqë tarifen ndaj mallrave serbe. Ndërkaq presidenti i Kosovës, Thaçi tha se një rund i ri dialogut ndërmjet dyja vendeve mund të ndodhë menjëherë pas festave të fundvitit.

Të dy presidentët ishin sot të ftuar të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila, në Bruksel, ftoi për takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Në një deklaratë të Kabinetit të Mogherini, krerët e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur mbështetjen e fortë për Marrëveshjen e Prespës dhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore në kontekstin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Ata gjithashtu u angazhuan për të punuar në përmirësimin e procesit të integrimit të rajonit në BE, e gjitha kjo në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, thuhet në tekstin e deklaratës.

XS
SM
MD
LG