Ndërlidhjet

Haradinaj ngushëllon Çekinë dhe Poloninë pas tragjedisë në minierë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij çek, Andrej Babis dhe atij polak, Mateusz Morawiecki, pas tragjedisë në minierën CMS në Çeki, ku humbën jetën 13 persona.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Haradinaj.

Më 20 dhjetor, në minierën e qymyrit CMS ndodhi një shpërthim i metanit, që shkaktoi vdekjen e punonjësve. Njëmbëdhjetë nga viktimat janë me përkatësi polake, ndërsa dy të tjerë janë çekë.

Sipas autoriteteve, edhe dhjetë minatorë të tjerë nga plagosur pas shpërthimit që ndodhi në minierën që gjendet pranë qytetit Karvina të Çekisë.

XS
SM
MD
LG