Ndërlidhjet

Egjipt: Forcat e sigurisë vrasin 14 militantë në Sinai


Fotografi ilustruese.

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë vrarë 14 militantë, gjatë një aksioni në Gadishulluin Sinai, ka njoftuar sot Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Ministria e Brendshme e Egjiptit përmes një njoftimi tha se grupi i militantëve kishte planifikuar sulme ndaj disa ndërtesave të rëndësishme të ushtrisë dhe policisë. Militantët janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë në qytetin Arish.

Armë, municion dhe pajisje shpërthyese u janë gjetur militantëve, tha Ministria, duke mos përmendur nëse ka viktima edhe në radhët e forcave të sigurisë egjiptiane.

Egjipti është përballur me sulme që kanë pasur për cak forcat e sigurisë. Sulmet e tilla kryesisht janë kryer në veri të Sinait, që prej se më 2013 ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin, Mohammed Morsi.

Në muajin shkurt të këtij viti, Egjipti nisi një operacion të madh të sigurisë kundër “organizatave kriminale dhe terroriste” në provincën e Sinait dhe gjetkë.

XS
SM
MD
LG