Ndërlidhjet

Të shtunën ditë zie për policin e vrarë Izet Demaj


Ilustrim.
Ilustrim.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dita e shtunë do të shpallet ditë zie nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në nderim të pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Izet Demaj, i cili ka vdekur nga plagët e marra gjatë një intervenimi në një grabitje të armatosur të enjten.

Presidenti Thaçi e shpallli të shtunën ditë zie, "në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit", thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi.

Demaj është vrarë të enjten në qytetin e Istogut, pasi është sulmuar me armë zjarri nga një person i dyshuar, i cili kishte hyrë për të grabitur një degë të një banke në këtë qytet.

Vrasja është dënuar nga institucionet e Kosovës derisa Policia e Kosovës ka thënë se është duke kryer hetime lidhur me këtë rast dhe se nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës.

XS
SM
MD
LG