Ndërlidhjet

Mihajloviq: Nga tarifa e pësojnë shqiptarët, serbët dhe i gjithë rajoni


Zv. kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se masat e reja të autoriteteve në Prishtinë, të cilat përfshijnë në taksën 100 përqind edhe mallrat e brendeve të huaja që prodhohen në Serbi, e pengojnë stabilitetin politik të rajonit dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të tij.


“Politikanëve në Prishtinë nuk iu mjaftoi fakti që me vendosjen e tarifës e bllokuan dialogun me Beogradin, por ata filluan të mbyllin plotësisht ekonominë e tyre. Me masa të tilla po punojnë drejtëpërdrejtë kundër zhvillimit ekonomik, dhe dëmet prej kësaj i vuajnë edhe shqiptarët edhe serbët, pasi ku mungon liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave aty nuk ka as zhvillim as perspektivë dhe as jetë më të mirë” ka thënë Mihajlloviq.

Zëvëndëskryeministrja serbe, deklaroi me tutje se “çdo bllokadë e re kërcënon ta tërheqë rajonin në një rreth vicioz të prapambetjes, paqëndrueshmërisë dhe konfliktit”.

Qeveria e Kosovës vendosi të ashpërojë masat ndaj mallrave nga Bosnja dhe Serbia duke ngritur tarifën prej 100 përqind edhe për mallrat e brendeve të huaja që janë të prodhuara në këto dy vende.

Më herët këto llojë të mallrave nuk ishin të përfshira në tarifën e re, vendosja e së cilës ka bërë që Beogradi të ndërpresë dialogun me Kosovën.

Bashkimi Evropian disa herë ka kërkuar nga Prishtina të heqë këtë masë, por Qeveria e Kosovës ka thënë se ajo do të hiqet vetëm kur Serbia dhe Bosnja ta njohin pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG